PANUCCI: KEMI PUNUAR SHUMË

640
0
SHPËRNDAJE

”Përpara se të jemi një skuadër, jemi një familje”

Kombëtarja e Shqipërisë sonte do të përballet me Turqinë në ndeshje miqësore, ku skuadra e drejtuar nga Christian Panucci do tentoi të testojë elementët e ri brenda saj.

“Ishin ditë intesive për ekipin. Kemi punuar shumë në të gjitha aspektet, por jam i kënaqur me atë që kanë treguar djemtë në stërvitje, edhe pse e dimë që kjo është një periudhe e ngjeshur me ndeshje nëpër klubet e tyre”, u tha Panucci.

Sa i takon dëmtimeve, ai tha se nevojitet profesionalizëm dhe Federata për këtë ka arritur të jetë në lartësinë e duhur, ndërsa sqaroi dhe rastin e Alijit që është pa skuadër.

“Përpara se të jemi një skuadër, jemi një familje dhe që në momente të tilla duhet t’i japim një dorë edhe lojtarëve që janë në vështirësi. Aliji për mua është një lojtar i nivelit europian që ka qenë pjesë e grupit dhe që normalisht donte një mundësi. Gjatë javës ka punuar shumë mirë, edhe pse nuk i ka 90 minutat në këmbë”,  përfundoi trajneri.

Ndërkohë, edhe portieri i kuqezinjve, Etrit Berisha tha se është punuar mjaft mirë gjatë këtyre ditëve. Sipas tij, Eliminatorët e Evropianit nisin nga miqësorja me Turqinë.

“Kemi punuar në të gjitha aspektet, sepse kemi pasur një javë kohë. Për ne, eliminatoret e Europianit fillojnë që sot me Turqinë dhe për këtë arsye duam që të përfaqësojmë sa më mirë Shqipërinë. Të krijojmë besimin, që të na shërbejë për të ardhmen ”, tha portieri Etrit Berisha.

Ndeshja Shqipëri- Turqi zhvillohet nga ora 18:00./21Media

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU