Merkeli ka marrë përsipër furnizimin e vaksinave

TË FUNDIT

Pasi Qeveria në Berlin ishte kritikuar për shkak të furnizimit të pamjaftueshëm me vaksina kundër Kovid-19, kancelarja gjermane Angela Merkel e mori përsipër punën, dhe ia mori disa autorizime ministrit të Shëndetësisë, Jens Shpan.

Qeveria gjermane në takimin e nesërm, sipas raporteve të mediave, do të shqyrtojë mënyra për zgjidhjen e problemit me mungesë të vaksinave, që dolën nga procesi i furnizimit të BE-së.

Është formuar grup pune, i përbërë nga ministri Shpan, ministri i Ekonomisë, Piter Altamer, ministri i Financave, Ollaf Shollc dhe shefi i kabinetit të saj Helge Braun.

Shpan i hodhi poshtë kritikat në lidhje me furnizimin e vaksinës.

“Fakti që tani në fillim kemi pak vaksina dhe se duhet t’i vendosim prioritetet gjatë vaksinimit, nuk ka kurrfarë lidhje me sasinë e porositur, por me faktin se kapaciteti i prodhimit është kufizuar në fillim”, theksoi Shpan.