BALE NË SHITJE

581
0
SHPËRNDAJE

Reprezentuesi i Uellsit nuk është më në planet e Real Madridit

Gareth Bale sipas së gjitha gjasave është duke kaluar muajt e fundit si lojtar i Real Madridit.

“Los Blancos” kanë vendosur të shesin uellsianin verën e ardhshme për shkak të problemeve të shumta të tij fizike.

Lëndimi i fundit duke se ka qenë pika që mbushi gotën, pasi duket se lojtari nuk është më në gjendje të kthehet në formën e tij më të mirë.

Bale që është transferuar në Bernabeu në vitin 2013, deri më tani ka pësuar 19 lëndime, që e kanë lejuar të luajë në vetëm 55% të minutave në total. Pritshmëritë kanë qenë tjera për ish-lojtarin e Tottenhamit, por lëndimet nuk e kanë lënë atë asnjëherë që me fanellën e Realit të tregojë më të mirën nga vetja.

Interesim për Bale ka shprehur Manchester United, pasi lojtari shumë nga Jose Mourinho dhe gjatë verës mund të ketë një transferim të tij në Old Trafford.

Trajneri portugez është i gatshëm të paguajë deri në 80 milionë euro për Balen, por mbetet të shihet nëse Reali do të pranojë një ofertë të tillë për lojtarin.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU