12 FITORE RADHAZI PËR CELTICS

550
0
SHPËRNDAJE

Boston Celtics vazhdon me formë fantastike në NBA

Skuadra nga Massachusetts iu gëzua fitores së 12-të sezonale krahas edhe dy humbjeve.

Ndonëse pa yllin kryesor të ekipit Kyrie Irving i cili ishte i lënduar, Celtics mposhtën Toronto Raptors në TD Garden me rezultat të ngushtë 95:94. Më i miri për Bostonin ishte alo-qendra Al Horford me 21 pikë që u ndihmua edhe nga Jaylen Brown me 18 sosh.

112:99 triumfoi Oklahoma City Thunder në Energy Arena ndaj Dallas Mavericks, që mbetet skuadra më e dobët e këtij sezoni në Konferencën e Perëndimit.

Për t’i dhënë suksesin e dytë radhazi dhe të gjashtin në total Oklahomas menduan Paul George dhe Russell Wesbrook, që realizuan 37 respektivisht 26 pikë.

Houston Rockets arrin një fitore bindëse 118-95 në fushën e Indiana Pacers, duke u treguar një prej pretendentëve kryesorë në Konferencën e Perëndimit me 11 fitore dhe vetëm tri disfata në 14 ndeshjet e para të sezonit të rregullt.

James Harden edhe në këtë përballje ishte lideri i Rockets me 26 pikë, 15 asistime dhe 5 kërcime, kurse te Pacers u dallua Oladipo me 28 pikë të realizuara, por pa mundur të shmangë disfatën e tetë sezonale të ekipit të tij.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU