QEVERIA SHQYRTON, ELABORATET E TRI PËRMENDOREVE “SHKUPI 2014”

430
0
SHPËRNDAJE

Grupi punues i Ministrisë së Kulturës i ka dorëzuar elaboratet e para për përmendoret e projektit “Shkupi 2014”, më saktësisht për përmendoren e Andon Janev Qosen, Nënë Terezës dhe për Luftëtarin në kalë në sheshin “Maqedonia”. Ato elaborate dorëzohen te qeveria e cila duhet do të vendos se çfarë do të bëjë më pas me to .“Këtë moment grupi punues po punon, një pjesë e laborateve janë përgatitur dhe po i rishikojmë kompetencat që duhet t’i marrin institucionet në nivel lokal dhe qendror”, deklaroi ministri i Kulturës, Robert Allagjozovski duke shtuar se procedurat janë kaq të gabuara sa që është e komplikuar dhe vepra që është kompetente për të ndërmarrë veprime në lidhje me këto objekte të ngritura në kryeqytet. Allgjozovski tha se trashëgimia kulturore jo vetëm që nuk ka qenë e trajtuar në mënyrë përkatëse, por është keqpërdorur.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU