FSK-së I SHTOHEN 5 NËNOFICER NGA KOMUNITETI JO SHUMICË

622
0
SHPËRNDAJE

Thaçi: Nënoficerët realizojmë aspiratën tonë për një forcë multi-etnike

Forcës së Sigurisë së Kosovës iu janë shtuar sot edhe pesë nënoficerë nga komuniteti jo shumicë. Gjatë një ceremonie në kazermën e FSK-së në Gjilan, u tha se FSK me kapacitetet ekzistuese është e gatshme të shndërrohet nga konsumues i sigurisë në ofrues të sigurisë për të gjithë qytetarët dhe më gjerë.

Në këtë ceremoni morri pjesë edhe Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili tha se këta pesë pjesëtarë që po gradohen sot vinë nga komuniteti jo shumicë dhe do të mbajnë gradën e nënoficerit të FSK-së.

“Trajtimet dhe tekstet që kalon çdo pjesëtar i FSK-së janë të përgatitur nga NATO sipas standardeve të NATO-së me këtë synohet profesionalizimi i FSK-së i nivelit të NATO-së. Pjesëtarët vinë nga komuniteti jo shumicë në Kosovë dhe me këtë realizojmë aspiratën tonë për një forcë multi-etnike, gjithëpërfshirëse dhe FSK edhe një herë tregon se është shtëpi e të gjithëve“, tha ai.

Presidenti Thaçi shtoi se FSK ka kryer me përgjegjësi dhe profesionalizëm çdo detyrë që iu është dhënë deri më tani, duke u bërë institucioni më i besueshëm që kontribuon për siguri.

“Duke parë këto të arritura të FSK-së, jemi të bindur që kjo forcë është e gatshme të marrë përgjegjësi të reja, detyra të reja dhe të kontribuojë për paqen dhe sigurinë përtej Kosovës. Si Kosovë synojmë që nga një konsumues i resurseve të NATO-së  të kthehemi në kontribuues i sigurisë në rajon dhe më gjerë, së bashku me NATO-në të punojmë për paqen në botë. Jemi duke bashkëpunuar me NATO-në dhe partnerët tanë që të realizojmë këtë transformim dhe këtë aspiratë“, tha ai.

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha tha se FSK është bërë forcë e besueshme dhe e hapur për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Jemi të gatshëm që me këto kapacitete ekzistuese të shndërrohemi nga konsumues të sigurisë në ofrues të sigurisë për të gjithë qytetarët dhe më gjerë “, tha Berisha.

Me këtë ceremoni u tha se po vlerësohen të arriturat e FSK-së në të gjitha fushat e veprimtarisë së saj, duke theksuar avancimin e pjesëtarëve të FSK-së në ngritjen e tyre profesionale si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU