GJYKATA I KA PRANUAR AKUZAT E PSP-SË, PËR RASTET “TARIFA” DHE “TRAEKTORJA”

400
0
SHPËRNDAJE

Këshilli për vlerësimin e aktakuzës në Gjykatën Penale, duke vepruar sipas propozim akuzës që e ka dorëzuar Prokuroria Speciale Publike i ka pranuar akuzat për rastet “Tarifa” dhe Traektorja”. “Trajektorja” është lënda në të cilën 4 funksionarë të Qeverisë së VMRO-DPMNE-së dyshohet se kanë ndërmarrë veprime me të cilat janë ndërtuar seksionet e autostradës Milladinovc – Shtip dhe Kërçovë – Ohër, gjatë së cilës kanë pranuar ofertë më të shtrenjtë për tenderin, me çka buxhetit të Maqedonisë i kanë bërë dëm prej 150 milionë euro. Të dyshuarit janë marrë vesh vetëm me një ndërmarrje. Ndërsa në rastin “Tarifa “nën hetim janë shtatë persona të cilët dyshohet se kanë kryer vepër penale “Keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar” nga neni 535, alinea 5 e Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU