SHQIPËRIA MPOSHTI TURQINË

128
0
SHPËRNDAJE

Shqipëria me tre gola kundër Turqisë

Kombëtarja shqiptare e ka mposhtur Turqinë, me rezultat 2-3, sonte në Antalia në ndeshjen miqësore. Kuqezinjtë kanë bërë një super-ndeshje, duke e mundur skuadrën turke në shtëpinë e këtyre të fundit.

Skuadra e Kristian Panuccit mjaft mirë e nisi lojën dhe përmes sulmuesit Armando Sadiku (24’, 39’), kalojë në epërsi prej 0-2. Ekipi shqiptar në finish të pjesës së parë mbeti më një lojtar më pak në terren pasi që Memushaj u largua më karton të kuq.

Ndërkohë, turqit mirë e nisen pjesën e dytë, duke ngushtuar epërsinë në 1-2, me golin e Under (47’).

Mirëpo, Shqipëria sërish gjen golin, kësaj herë më anë te Eros Grezdës (55’), kurse, golin e dytë për Turqinë e realizoi Akbaba (60’).Përfundimisht Shqipëria mund Turqinë në Antalia, në një sfidë të bukur për skuadrën shqiptare.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU