TËRMETI NË KUFIRIN IRAN-IRAK LË MBI 200 TË VDEKUR

481
0
SHPËRNDAJE

Shumica e të vdekurve ishin në provincën perëndimore të Kermanshah të Iranit.

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.3 ka tronditur rajonin kufitar verior midis Iranit dhe Irakut, duke vrarë të paktën 207 persona dhe duke plagosur rreth 1,700 të tjerë.

Një agjenci  humanitare tha se rreth  70.000  persona kishin nevojë për strehim emergjent pas tërmetit, i cili shënon njërin nga më të mëdhenjtë këtë vit.

Shumica e të vdekurve ishin në provincën perëndimore të Kermanshah të Iranit, thanë zyrtarët për mediat shtetërore.

Të paktën gjashtë të tjerë u raportuan se kanë vdekur në Irak, në kryeqytetin Bagdad.

Xhamitë në qytet kanë transmetuar lutje përmes altoparlantëve.

“Isha ulur me fëmijët e mi  dhe po hanim darkë dhe papritmas ndërtesa po vallëzonte në ajër”, tha një nëna e Bagdadit, Majida Ameer, për agjencinë e lajmeve Reuters.

“Në fillim mendova se ishte ndonjë bombë e madhe, por pastaj dëgjova të gjithë përreth meje duke bërtitur: ‘Tërmet!’, shtoi ajo.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU