PROTESTA TË SË DJATHTËS NË POLONI

540
0
SHPËRNDAJE

“Evropa do të jetë ose e bardhë, ose pa njerëz”

Me mijëra njerëz kanë marshuar të shtunën nëpër rrugët e kryeqytetit të Polonisë, Varshavë, në kuadër të protestës së organizuar nga lëvizjet e djathta, në kohën kur polakët shënuan Ditën e Pavarësisë.

Marshi i ekstremistëve të djathtë ishte vetëm një nga manifestimet e shumta, për të shënuar rilindjen e Polonisë si shtet në vitin 1918, pasi që vendi qëndroi për 123 vjet i fshirë nga harta e Evropës.

Presidenti Andzhej Duda kryesoi ceremonitë shtetërore, por marshi i ekstremistëve të djathtë la nën hije të gjitha manifestimet tjera, transmeton rtv21.tv.
Disa pjesëmarrës në marsh shprehën ide ksenofobe dhe raciste, ndërsa në një transparent mund të lexohej mbishkrimi “Evropa e bardhë e shteteve vëllazërore”.

Sllogani i marshit ishte “Dëshirojmë Zotin”, e gjithashtu kishte edhe transparente tjera me mbishkrimet “Evropa ose do të jetë e bardhë, ose do të jetë pa njerëz” dhe “Polonia e bardhë dhe e krishtere”.

Në marshin e organizuar nga Blloku Radikal Kombëtar morën pjesë edhe ekstremistë të djathtë nga Italia dhe Sllovakia dhe me këtë rast evropianët u ftuan që të bashkohen kundër neo-marksistëve të Bashkimit Evropian dhe kundër islamistëve dhe u përcoll porosia se “Evropa duhet të jetë e bardhë dhe e krishtere, ose në të kundërtën do të shkatërrohet.

Me Ditën e Pavarësisë shënohet rikthimi i sovranitetit të Polonisë në fund të Luftës së Parë Botërore, pasi që vendi ishte i ndarë dhe i kontrolluar nga Rusia, Prusia dhe Austro-Hungaria që nga fundi i shekullit të 18-të./21Media

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU