ANALIZË E “THE ECONOMIST”, BALLKANASIT, ME EMËRTIMET E AEROPORTEVE, HIDHËROJNË FQINJËT!

438
0
SHPËRNDAJE

E përjavshmja britanike, Ekonomist, ka publikuar një artikull, në të cilin ka trajtuar fenomenin e emrave të ri të aeroporteve në Ballkan.

Në tekstin me titull, “Terminalet me qëndrime: Riemërimi i aeroporteve në Ballkan, me qëllim të nevrikosjes së fqinjëve”, revista britanike, Ekonomist, shkroi se anembanë Ballkanit po ndërtohen terminale të reja në aeroporte dhe po emërtohen me qëllim të shqetësimit të fqinjëve.

“Një objekt i ri futurist është hapur në mars në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb. Është emëruar Franjo Tuxhman, emrin e babait të lëvizjes kroate për pavarësi. Ai zhvilloi një luftë të ashpër kundër serbëve në Kroaci, të cilët u mbështetën nga Serbia dhe të cilët krijuan republikën e tyre në një të tretën e territorit të pushtuar të Kroacisë. Megjithatë kjo republikë ishte jetëshkurtër, pasi që kroatët mposhtën serbët në vitin 1995”, thuhet në artikull.

Revista prestigjioze britanike më tutje qartësoi se ka edhe shembuj tjerë. “18 vjet pas luftës në Kosovë, ende nuk mund të fluturoni nga aeroporti Nikolla Teslla në Beograd, për në aeroportin Adem Jashari në Prishtinë. Aeroporti në Prishtinë mban këtë emër që nga viti 2010. Adem Jashari ishte njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili u vra me dhjetëra anëtarë të familjes së tij, pasi që u rrethua nga forcat serbe në vitin 1998. Jashari sot është hero i shqiptarëve, ndërsa urrehet nga serbët”, shkroi ekonomist.

Ekonomist qartësoi se lojën me emërimin e aeroporteve e filluan grekët, pasi që në vitin 1992 aeroportin në Selanik e pagëzuan me emrin Maqedonia.

Maqedonët u kundërpërgjigjën në vitin 2007, duke emëruar aeroportin në Shkup me emrin Aleksandri i Madh.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU