PLANI I BARCELONËS PËR BLERJEN E DY YJEVE

444
0
SHPËRNDAJE

Barcelona i ka të qarta objektivat e merkatos

Ata janë Philippe Coutinho dhe Antoine Griezmann. Të dy, edhe pse operacione të vështira, konsiderohen si mëse të mundshme nga klubi katalanas. Plani është që në merkaton e dimrit të sjellin brazilianin Coutinho nga Liverpuli, ndërsa francezi i Atletikos të blihet në verë.

Coutinho është i mërzitur me Liverpulin për faktin që nuk e la të lirë të shkonte te Barcelona në merkaton e kaluar.Ndërsa Griezmann, sipas mediave spanjolle, ka vendosur që të largohet nga Atletiko verën e ardhshme. Çmimi i francezit është 100 milionë euro dhe Barcelonën nuk e pengon pjesa ekonomike, por rivaliteti i Manchester United dhe PSG.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU