NDALET PËR 48 ORË NË POLICI SULMUESI I GAZETARIT

NDALET PËR 48 ORË NË POLICI SULMUESI I GAZETARIT

1264
0
SHPËRNDAJE

Hashani: Rasti është cilësuar si sulm

Policia e ka arrestuar një të dyshuar për sulmin ndaj gazetarit Taulant Osmani.

Një person është arrestuar dhe është ndaluar për 48 orë në polici në lidhje me sulmin që iu bë disa orë më parë gazetarit të kallxo.com, Taulant Osmani.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Rajonit të Gjilanit, Ismet Hashani, të dyshuarit pas marrjes në pyetje i është caktuar ndalimi policor.

“Një person është identifikuar në lidhje me rastin e sotëm në qendrën e qytetit. Personi është arrestuar dhe është intervistuar në lidhje me rastin. Me urdhër të prokurorit të arrestuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, tha Hashani për kallxo.com

Ai tregoi se “rasti është cilësuar si sulm”.

Kryeprokurori i Gjilanit Jetish Maloku tregoi më herët se sulmuesit e Osmanit janë identifikuar.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU