THIAGO LË TË HAPUR MUNDËSINË PËR RIKTHIM TE BARCELONA

427
0
SHPËRNDAJE

Thiago Alcantara u transferua në vitin 2013 nga Barcelona te Bayern Munich

Mesfushori spanjoll ka thënë se është i lumtur në Bavari, por nuk e ka mohuar dëshirën për t’u rikthyer përsëri në “Camp Nou”.

“Barcelona do të jetë gjithmonë shtëpia imë. Nuk e di nëse do të rikthehem pasi jam i lumtur te Bayern, por futbollit nuk i dihet, gjithçka ndryshon shumë shpejtë”, është shprehur Thiago.

26 vjeçari kishte bërë më shumë se 100 paraqitje për “Blaugranët” gjatë kohës së tij me skuadrën spanjolle, duke fituar katër tituj të La Ligas, dhe një titull të Ligës së Kampionëve.Megjithatë, në kërkim të më shumë minutave lojë, Thiago u largua në vitin 2013 në drejtim të Bayern Munich për 17 milionë funta, ku tani është një nga lojtarët kryesorë të skuadrës gjermane.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU