MERMERI BIE NGA KAMIONI DHE ZË POSHTË VETURËN

624
0
SHPËRNDAJE

Aksident tragjik në Shqipëri

Në aksin rrugor Lushnjë-Berat, një pllakë e madhe mermeri ka rrëshqitur nga kamioni dhe ka zënë poshtë automjetin tip Peugeot, i cili udhëtonte pas tij.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:45, kur gurët janë shkëputur nga kamioni me targë “AA 667 MP” dhe kanë rënë mbi një “Peugeot” me targë “AA 862 SF”.

Sipas dëshmitarëve, brenda në automjet ndodheshin katër persona, ku 24-vjeçarja E.I., ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra ndërsa 3 persona tjerë janë dërguar për tretman mjekësor./21Media

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU