KONFERENCË PËR SËMUNDJE TË RRALLA NË ASHAM

433
0
SHPËRNDAJE

Akademia e  Shkencave  dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) sot e organizoi konferencën e gjashtë për sëmundje të rrallë.

Konferenca është për pediatër, internistë, neurologë, nefrologë, mjekë për mjekësi familjare, gjenetikë, biokimistë, biologë, mjekë nga Maqedonia dhe nga Evropa Juglindore.

“Falë këtyre takimeve disa sëmundje që më parë nuk kuroheshin në vend tani kurohen. Njëkohësisht, gjene të reja, mekanizma të rinj molekular të gjenezës së sëmundjeve dhe mjekimeve të reja rezulton nga hulumtimet edhe në vendin tonë”, njoftoi ASHAM.

Mbështetës të konferencës janë Shoqata e Mjekëve të Maqedonisë dhe Oda e Mjekëve të Maqedonisë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU