TETOVA MIRËPRET SHKËLZEN DOLIN, VIRTUOZI I MUZIKËS KLASIKE SJELL TINGUJT E VIOLINËS

333
0
SHPËRNDAJE

Tingujt e violinës së famshme të Shkelzen Dolit, shoqëruar nga orkestra simfonike e Radio televizionit shqiptar u dëgjuan sërish para publikut ne Tetovë. Artisti me famë botërore prezantoi këngë shqiptare në stilin klasik, ashtu sic i ka prezantuar para botës me projektin “Albanian Soul”.

Koncerti i virtuozit shqiptar hapi edhe edicionin e pestë të festivalit së “Muzikës serioze shqiptare” që kete vit feston dhe vitin jubilar të tij. Në javën e ardhshme pjesmarrës do të jetë tenori i famshëm Kastriot Tusha, sopranoja Nita Zenuni dhe pianisti Shkëlzen Baftiari.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU