KUIZ PËR MBROJTJE NGA ZJARRI, SHKOLLAT FILLORE TË ÇAIRIT NË GARË

686
0
SHPËRNDAJE

Tetë shkolla fillore të komunës së Çairit sot kanë bërë gara se cila shkollë është më e aftë në rast zjarri.

Shkollat fillore iu përgjigjën 12 pyetjeve që u parashtruan nga zjarrfikësit e komunës së Çairit.

Ky Organizim është i pesti me radhë që mbahet me filloristët e kësaj komune.

Ndërsa Nuredin Mustafa organizator i këtij kuizi theksoi se ky organizim bëhet që  nxënësit të jenë të përgatitur në rast zjarri, ndërsa sipas tij interesimi i nxënësve për këtë kuiz po ritet nga vitet tjera.

Vendin e parë e mori shkolla fillore Imri Elezi, nxënësit e së cilës me datën 14 do të marrin pjesë në garat regjionale të kuizit për zjarrfikësit.

“Ky është kuizi i pestë që mbahet në komunën e Çairit, ku marrin pjesë tetë shkolla fillore është një mënyrë e mirë për ngritjen e nivelit të kulturës zjarrfikëse tek popullata shkollore. Me të vërtet interesimi është i madh unë i falënderoj edhe drejtorët e shkollave, edhe arsimtarët, kemi nxënës që janë shumë të interesuar më vjen mirë që është interesimi i madh që donë të thotë kjo lëmi ka prespektivë në komunën e Çairit”, u shpreh Nuredin Mustafa, Komandat i brigadës së Zjarrfikësve.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU