PROPOZIM-BUXHETI PËR VITIN 2018, PËR PUSHTETIN – ZHVILLIMOR, NDËRSA PËR OPOZITËN – JOREAL

793
0
SHPËRNDAJE

Projektbuxhetin për vitin e ardhshëm e prezantoi kryeministri Zoran Zaev. I shoqëruar nga ministrat e fushës së ekonomisë, ai porositi se arka shtetërore për vitin 2018 siguron rritje ekonomike përmes investimeve më të larta kapitale, mbështetjes shtetërore tw investimeve të reja, rritjes sw konkurrencës si dhe rritjes së eksporteve. Zaev shtoi se në vitin 2018, akoma më shumë do të shkurtohen shpenzimet joproduktive, ndërsa ato mjete do të destinohen për nevojat e qytetarëve.

“Kemi rritje edhe tek të ardhurat edhe tek shpenzimet e buxhetit. Të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 193, 5 miliardë denarë, përkatësisht për 4,7% më shumë se vitin e kaluar. Vlera e përgjithshme e buxhetit është 3 miliardë e 430 milion euro. Shpenzimet janë planifikuar në nivel prej 211,7 miliardë denarë përkatësisht për 4.1% më shumë se vitin e kaluar”, u shpreh Zoran Zaev, Kryeministër i RM.

Nga partia opozitare VMRO-DPMNE reaguan ndaj projektbuxhetit të prezantuar nga kryeministri Zaev. Konsiderojnë se në buxhetin e vitit 2018, nuk ka asnjë komponentë zhvillimore, duke shtuar se ky buxhet do të kontribuojë vetëm në rritjen e deficitit dhe të huamarrjeve. Sipas kësaj partie, me politika të këtilla ekonomike, rritja e Bruto Prodhimit Vendor nuk do të jetë më shumë se 1%.

“Ne s’kemi nevojë për përpjekje, as për sukses gjysmak. Neve na nevojiten investime kapitale më të mëdha edhe atë 100% që janë filluar nga VMRO-DPMNE. Është plotësisht joreale rritja ekonomike në vitin 2018 të jetë 3.2% kur ky vit do të përfundojë me rritje prej 0.5%, madje ndoshta edhe me përqindje negative”, tha Dragan Danev, VMRO-DPMNE.

Përndryshe, projektbuxheti qysh sot do të dorëzohet në Kuvend. Pason diskutimi në komisionin parlamentar për financim dhe buxhet e më pas, diskutimi për të do të vazhdojë në seancë plenare. Pas diskutimit prej 5 ditë pune, deputetët në fund do të votojnë për buxhetin më të madh deri tani që nga koha e pavarësisë.

Përgatiti: Ile Petreski

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU