“CLICK PLUS”, KUR DO I “ECË” EKONOMISË?

446
0
SHPËRNDAJE

Paralajmërimet për rritjen e akcizës së naftës, e cila shkaktoi shumë reagime në opinion publik ishte tema në debatin e mbrëmshëm “Click Plus”. Biznesmeni Fatmir Bytiqi vlerëson se me miratimin e kësaj mase për mbushjen e buxhetit, goditje më të madhe do të pësojë sektori i transportit.

Një ndërmarrës i cili punon në sektorin e transportit dhe i cili mesatarisht ka rreth 60 automjete – kamionë dhe shleper, që harxhojnë nga 50 litra në ditë, në nivel vjetor do të duhet të shpenzojë 55 mijë euro më shumë”, tha Fatmir Bytiqi, ndërmarrës.

Edhe profesori universitar, Llazar Jovevski, vlerëson se me rritjen e akcizës, reperkusion negativ, përveç kompanive do të ndjenjë edhe qytetarët. Në vend të masave të këtilla, profesori e sugjeron Qeverinë që të punojë në drejtim të uljes së papunësisë.

“Çdoherë e kam parashtruar pyetjen për shkallën e papunësisë, pikë së pari a është ajo papunësi reale. Shumë të tjerë mes tyre edhe unë, mendojmë se shkalla e papunësisë nuk është reale. Ka projeksione të ndryshme nga 12 deri në 15 %, ndërsa disa punëdhënës thonë se është edhe nën 10%, kështu që në atë pjesë kemi ekonomi gri e cila në të ardhmen duhet të rregullohet që të arrihet deri tek numri real i papunësisë”, u shpreh Llazar Jovevski, profesor universitar.

Rezultatet negative në ekonominë e vendit prej ndërrimit të pushtetit, nuk duhet të shkaktojnë pasiguri për shkak se kjo ishte pasojë e krizës politike, vlerëson ndërmarrësja, Irena Jakimoska. Por sipas saj,  është e nevojshme që sektori i industrisë të ndiqet me më shumë kujdes.

“Nëse ndodh edhe një “Feni”, reperkusionet do të ishin negative. Duhet që të gjithë të marrim pjesë, ne si punëdhënës të bëjmë rritjen e vlerës së shtuar dhe fokus të kemi eksportet dhe industrinë me qëllim që t′i plotësojmë mangësitë eventuale dhe të japim kohë. Për gjithçka nevojitet kohë”, tha Irena Jakimoska, ndërmarrëse.

Megjithatë profesori universitar, Vanço Uzunov, nuk ka frikë nga recesioni ekonomik, ndërsa pritet që raporti i Entit shtetëror për statistikë të zbulojë se a po hynë vendi në recesion ekonomik apo jo.

“Nuk mendoj se Maqedonia do të hyjë në recesion, por as edhe në ekspansion. Rritja do të jetë nën 1 %, rreth 0.8%. Kjo formalisht nuk paraqet recesion megjithatë nuk është diçka me të cilën duhet të mburremi”, u shpreh Vanço Uzunov, profesor universitar.

Këtë vit fiskal, ekspertët por edhe qytetarët do ta mbajnë mend për ngjarjet turbulente në planin ekonomik. Kriza politike, zgjedhjet si dhe ndërrimi i Qeverisë rezultoi me shkallë më të ulët të rritjes ekonomike nga ajo që u prognozua. Ekonomia shënoi disa rezultate negative sa i takon vlerës së eksporteve dhe të prodhimit industrial. Megjithatë nga Qeveria thonë se në vijim do të kthehet gjendja stabile dhe kthimi i trendëve pozitivë në ekonomi.

Përgatiti: Ile Petrevski                  

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU