Mbi 83.5 milion të infektuar me Covid-19 dhe mbi 1.8 milion viktima në të gjithë botën

TË FUNDIT

Sipas të dhënave më të reja të Universitetit Xhons  Hopkins  të publikuara mbrëmë 83,5 milion njerëz në botë janë infektuar me koronavirusin, ndërsa 1,8 milion kanë vdekur.

SHBA ka numër më të madh të të infektuarve – së paku 20 milion dhe  raste të vdekjes më shumë se 346 mijë.

Vijon India me 10,2 milion të infektuar dhe 148 mijë viktima, ndërsa vendi i tretë është Brazili me 7,6 milion të infektuar dhe 195 mijë raste të vdekjes.

Në SHBA në vijim janë vaksinimet me vaksinat e miratuara nga Fajzer/BionTeh dhe Moderna.

Dyzet e dy persona në shtetin amerikan Virxhinia Perëndimore, të cilët  kanë shkuar për vaksinim, pas një gabimi kanë marrë “trajtim eksperimental me antitrupa”, lajmëruan mediat amerikane.

Ai është ilaçi që i është dhënë presidentit Donald Tram derisa ka qenë në shërim spitalor për shkak të koronavirusit.

Xhejms Hojer nga Garda nacionale e Virxhinisë Perëndimore deklaroi se ato persona  ishin kontaktuar dhe se autoritetet mundohen ta rregullojnë lëshimin, gjegjësisht njerëzve të cilëve gabimisht u janë dhënë antitrupat – do të jenë të parët në rendin për vaksina të vërteta.