Në Kovid-qendrat në Shkup po mjekohen gjithsej 348 pacientë

TË FUNDIT

Në 24 orët e fundit në kovid-qendrat në Shkup janë hospitalizuar 35 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Gjithsej 348 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar për Kovid-19, mjekohen në repartet infektive në kryeqytet, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

“Numri i pranimeve në ditët e kaluara është zvogëluar dhe këtë mëngjes dei në ora ora 8 kishte 133 vende të lira, ndërsa pritet që gjatë ditës pas ekzaminimeve të pacientëve të shëruar, të lirohen vendet shtesë. Të gjitha repartet e sëmundjeve infektive kanë furnizim me oksigjen dhe mund të kujdesen për pacientët që kanë nevojë për mbështetje të oksigjenit”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në klinikat interne ka pasur pesë pranime dhe atë nga një në Klinikën për gastroenterohepatologji dhe një në Klinikën për ORL. Tre janë pranuar në TBC

Në kovid-qendrën në SPQ “8 Shtatori” ka pasur 14 pranime të reja të pacientëve. Në Klinikën infektive gjatë ditës së djeshme janë hospitalizuar 15 të sëmurë.

Në 24 orët e fundit në shtëpi janë lëshuar 35 pacientë të shëruar.

Për momentin në Klinikën e lëkurës në kovid-qendër po mjekohen 17 pacientë, në Klinikën për neurologji 17 të sëmurë, ndërsa në Institutin për TBC janë pranuar gjithsej 22 pacientë me simptoma të koronavirusit, në kovid-qendrën e Klinikës për nefrologji për momentin janë të vendosur 15 pacientë, në Klinikën për sëmundje të syve 8 pacientë, ndërsa në ORL 7 pacientë. Në Klinikën për gastroenterohepatologji janë të shtrirë 17 pacientë.

Në SPQ “8 Shtatori” ka gjithsej 92 të sëmurë, në Klinikën për sëmundje infektive janë të shtrirë 122 pacientë, ndërsa në Institutin për sëmundje të mushkërive tek fëmijët Kozle ka 31 pacientë.

Shumë nga pacientët që trajtohen në repartet e sëmundjeve infektive të spitaleve të kryeqytetit janë në ndihmë të oksigjenit.