FORUMI EKONOMIK NË VJENË, BASHKËPUNIM RAJONAL PËR EURO-INTEGRIME TË SHPEJTA

670
0
SHPËRNDAJE

Kryeministri, Zoran Zaev dhe zv.kryeministri për çështje ekonomike, Koço Agjushev, sot morën pjesë në Forumin ekonomik në Vjenë. Temat e këtij forumi ishin të lidhura me bashkëpunimin rajonal si mundësi për integrime evropiane dhe lidhshmëria mes politikës dhe ekonomisë. Forumi ka për qëllim prezantimin e qëllimeve ekonomike të vendeve të Ballkanit perëndimor, mundësia për rritjen e bashkëpunimit të ndërsjellët dhe mbështetjes së vendeve anëtare për vendet kandidate për hyrje në Bashkimin evropian.

“Pronarët e kompanive do të duhet jenë të vetëdijshëm se nëse duan të jenë konkurrent në tregun ndërkombëtar, kompanitë e tyre duhet të jenë në hap me proceset e digjitalizimit. Ajo nuk është vetëm mënyrë e jetesës ose trend, digjitalizimi është parakusht për të qenë pjesë e marrëdhënieve ekonomike, në të kundërtën mbeteni jashtë loje”, tha Koço Angjushev, zv/kryeministër për çështke ekonomike.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU