Pozitiv me koronavirus një punonjës shëndetësor dhe një mësimdhënës nga rajoni i Tikveshit, në izolim 38 nxënës

TË FUNDIT

Në mesin e të sëmurëve nga koronavirusi është edhe një mësimdhënës në shkollën rajonale në Kavadar. Në izolim janë 38 nxënës. Informatën për MIA-n e konfirmoi dr. Riste Jovanovski, specialist epidemiolog pranë Qendrës për shëndet publik Kavadar.

“40 raste të reja pozitive me Kovid-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Tikveshit. Prej tyre, 26 janë nga Kavadari, nga gjashtë në Rosoman dhe në Negotinë, dy raste në Dmeir Kapi. Më i riu ka 14 vjet, ndërsa më i moshuari është 81 vjeç”, sqaroi Jovanovski.

Me koronavirus ndërroi jetë një banor 67-vjeçar i Negotinës, shtoi Jovanovski.

Po konfirmohen kontaktet e rasteve të reja me qëllim që të izolohen.