SNOWDEN: NGA NJË SMS NË CELULAR QEVERIA FITON QASJE TEK FOTOT DHE MESAZHET!

240
0
SHPËRNDAJE

Edward Snoeden përndryshe njihet si njeriu i fshehur nga bota teknologjike që shpalosën sekretet e qeverive të ndryshme nëpër botë.

Ai asnjëherë nuk ka hezituar në punën e tij gjithmonë ka sjell risi duke e çuditur dhe botën me informatat sekrete.

Snowden momentalisht po banon në Rusi dhe nuk guxon që të kthehet në Amerikë për shkak se e pret burgu për atë që ka bërë gjatë vitit 2013 e ajo ishte zbulimi i disa sekreteve nga  agjencioni NSA.

Për vite të tëra qeveritë nëpër botë po thyejnë privatësinë e njerëzve duke i përgjuar ata dhe duke ditur çdo lëvizje për ta. Kjo sipas tij ndodhen kur përdoret vetëm një mesazh në telefonat smart.

Snowden gjithashtu ka thënë për BBC se pronarët e kompanive të telefonave nuk mund të bëjnë asgjë për të parandaluar këtë fenomen të përgjimeve, më tej ai shton se edhe kur celulari juaj është i ndalur ata mund ta ndezin atë, bisedat tuaja mund të përgjohen dhe fotografitë e juaja nuk janë të sigurta.

Teknologjia që e mundëson këtë njihet si ‘Smurf’, dhe ka lloje të ndryshme të kësaj metode.

– “Dreamy Smurf” mund ta bëjë celularin tuaj të ndizet dhe ndalet pa e ditur ju fare.

– “Nosey Smurf” mund të dëgjojë çdo gjë përreth jush.

– “Tracker Smurf” mund të dijë saktësisht ku jeni pa asnjë vështirësi.

Këto nuk janë teknologji të vetme ka dhe të tjera theksoi Snowden.

34 vjeçari gjithashtu ka përmendur edhe një mjet të njohur si “Paranoid Smurf” (‘Smurfi’ në Paranojë) ku tregon se shërben si metodë për ta mbrojtur manipulimin që agjencitë e bëjnë te ju.

Për shembull, nëse dëshironi ta dërgoni celularin në servis sepse keni vërejtur që diçka e çuditshme po ndodh kohëve të fundit, çdo ekspert i celularëve do ta ketë të vështirë të kuptojë se çfarë në të vërtet po ndodh.

Posa agjencitë të kenë fituar qasjen në celularin tuaj, Snowden thotë se ata mund të shohin kë e thërrisni, me kë keni shkëmbyer mesazhe, çfarë keni kërkuar në internet, vendet ku keni qenë, rrjetet ‘Wi-Fi’ në të cilat keni qenë të lidhur, etj.

Ndër tjerash, ata edhe mund t’ju fotografojnë juve përmes celularit tuaj.

Pra, të tërë këto të dhëna agjencitë mund t’i marrin vetëm përmes një SMS-i, i cili iu dërgohet juve, por ju nuk e shihni.

Pavarësisht se për telefonin keni paguar ju vet, Snowden thotë se dikush tjetër e kontrollon softuerin e telefonit!

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU