KUSH FITON MË SHUMË, PAGUAN MË SHUMË, BIZNESMENËT KËRKOJNË STRATEGJI PËR RRITJE EKONOMIKE

363
0
SHPËRNDAJE

Qeveria të drejtohet kah prioritetet ekonomike, siç janë krijimi i biznes-klimës së volitshme krijimi i mundësisë për rritje të konkurrencës së kompanive, të ulen procedurat burokratike dhe të lirohen institucionet jofunksionale shtetërore. Këto janë kërkesat më të reja të biznesmenëve nga Maqedonia veriperëndimore. Anëtarët e këtyre odave  janë kundër ndryshimit të paralajmëruar të politikës tatimore në vend. Nga shoqata e odave ekonomike të Maqedonisë veriperëndimore kërkuan nga qeveria që të organizohet debat publik për krijimin e strategjisë afat-mesme për rritje ekonomike.

Pas zgjedhjeve lokale, ekspertët presin stabilizim të situatës, pasi që ky është kriteri më i rëndësishëm për biznes të suksesshëm. Kjo është periudha kur qeveria duhet të fokusohet në agjendën e saj ekonomike, thotë profesori universitar Marjan Petrevski, ndërsa pastaj të fillojë të punojë edhe në planin për rritje ekonomike.

“Në përgjithësi, politika fiskale mendoj se do të marrë një drejtim korrekt, konsolidim fiskal dhe eliminim të të gjithë atyre shpenzimeve joproduktive ose më pak produktive. Ndoshta  do të duhet të debatohet edhe në lidhje me efikasitetin e shpenzimeve, se si për shembull me një denar të shpenzuar nga paratë publike të arrijmë efekte më të mëdha”, u shpreh Marjan Petreski, profesor universitar.

Me ndryshimin e pushtetit në vend, kishte paralajmërime për ndryshimin e politikës tatimore dhe për miratimin e taksës progresive në vend të taksës së sheshtë. Gjithashtu edhe për miratimin e tatimit të luksit. Kjo do të thotë se në vend që tatimi të jetë i barabartë për të gjithë, qeveria planifikon që ata që fitojnë më shumë, të paguajnë më shumë tatim shtetit. Tani për tani, opinioni publik dhe ekspertët kanë qëndrime të ndryshme, nevojiten debate publike me qëllim që të sillet vendimi i vërtetë i cili nuk do të jetë në kundërshtim me interesat e qytetarëve. Modeli aktual i tatimeve të rrafsh, u miratua në vitin 2007 nga ana e qeverisës së mëparshme.

Përgatiti : Ile Petrevski

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU