BITCOIN NUK DI TË NDALET

728
0
SHPËRNDAJE

Bitcoin ka filluar të shfaqet gjithnjë e më pak si një valutë, për arsye se për t’u përdorur si mjet këmbimi duhet të jetë më i qëndrueshëm në tregun e monedhave digjitale dhe më i parashikueshëm. Vlera e 1 Bitcoin ka kaluar 7,400 dollarë në tregun global ndërsa ditën e fundit të po kësaj jave  valuta digjitale kaloi vlerën e 7,000 dollarëve për të parën herë gjegjësisht ditën e Enjte.

Analistët financiarë janë të mendimit se shumë investitorë institucionalë mund të përshtaten me valutën digjitale, pasi operatori i paçmueshmërisë financiare i ashtuquajtur CME lajmëroi se do të paraqesë kontrata “futures” për Bitcoin-in gjatë këtij viti. Pas lajmërimit të CME, ishte i menjëhershëm reagimi në treg ku vlera totale e të gjitha valutave dixhitale shkoj deri në 200 miliardë dollarë.

Gjithashtu vlera e të gjitha monedhave elektronike e sidomos e Bitcoin-it është rritur në 124 miliardë dollarë. Nga fillimi i vitit valuta është rritur deri në 640%. Rregullimi i vazhdueshëm dhe i favorshëm ka qenë indikatorë kryesorë për rritjen e çmimit të Bitcoin, gjithashtu duke pasur parasysh këtu dhe autoritetet japoneze që lejuan shitoret që të bëjnë pagesa me po këtë monedhë dixhitale.

Por prapëseprapë  numri i kritikëve ndaj valutave digjitale është shtuar. Kreu i JP-Morgan, Jamie Dimon për këtë akuzoi se Bitcoin po bën një mashtrim dhe kërcënoi se do të pushojë nga puna këdo nga të punësuarit e tij që përdorën këtë valutë.

Kreu i BlackRock, Larry Fink, e quajti Bitcoin pastrim të parave. Kina, gjithashtu ka ndaluar  aktivitetin e pikave të këmbimit të valutës digjitale. Por prapëseprapë investitorët e Bitcoin nuk kanë, reaguar ndaj lajmeve negative që nënkuptohet se aktiviteti monedhës dixhitale Bitcoin dita ditës po rritet.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU