RRITJE PAGE PËR MËSUESIT, MJEKËT E USHTARËT, KËTË PARASHEH PROPOZIM-BUXHETI PËR 2018-ën

1148
0
SHPËRNDAJE

Me propozim-buxhetin për vitin 2018  është paraparë që të ketë ndarje të mjeteve për rritje të pagave për punëtorët në arsim, për mjekët dhe për ushtarët profesionistë. Pagat janë projektuar në 27,1 miliardë denarë dhe ka rritje prej 460 milionë denarë për shkak të pagave më të larta për të gjithë pjesëtarët e ARM-së, punësimeve të reja në kopshtet për fëmijë, si dhe rritjes së pagave në shëndetësi, arsim dhe kopshte për pesë për qind e cila është planifikuar me pagën e shtatorit në vitin 2018.

“Parashohim rritje në etapa të pagave në themelet e shoqërisë, këto janë shëndeti publik dhe mjekësia, d.m.th. mjekët, motrat medicionale, rrogat e mësuesve në çerdhe, shkolla fillore dhe të mesme, gjithashtu rritje të pagave për pjesëtarët e përbërjes ushtarake”, u shpreh Dragan Tevdovski, Ministër i Financave.

Gjithashtu nga 1 janari Qeveria planifikon që të rrisë akcizën për naftën për tre denarë. Me rritjen e akcizës dhe TVSH-së, çmimi i dizelit do të jetë për 3.5 denarë më shumë.

Arsyeja për rritjen e akcizës, siç tha Tevdovski, janë rekomandimet e BE-së për mbrojtje të ambientin jetësor dhe ulja e ndotjes. Me këtë vendim pritet që në buxhetin e shtetit do të inkasohen 1.6 miliardë denarë.

Sipas Propozim-buxhetit, që sot u prezantua në debatin publik në Ministrinë e Financave, shpenzimet janë për 4,1 për qind më të larta nga ato në vitin 2017, ndërsa të ardhurat për 4,7 për qind.

Sektori i biznesit kërkoi zbatim të mirë të tatimit progresiv që kompanitë të jenë të gatshme për zbatimin e tij, sindikatat u zotuan për rritje të pagave dhe pagesës të K-15, ndërsa sektori joqeveritar për realizimin e të ardhurave kapitale.

Bllagia Petreski nga “Finance Think” përmendi disa nga shqetësimet e tyre në lidhje me propozim –buxhetin, ndërsa ndër kritikat e tyre ishte edhe për rritjen e akcizës.

 

“Sa i takon akcizës, vërejmë se ajo u rritë në mënyrë të papritur. Cilat ishin kalkulimet tuaja gjegjësisht a keni përllogaritje dhe analiza konkrete për presione potenciale inflacioni nga rritja e akcizës”, tha Bllagica Petreski, nga Finance Think.

Në lidhje me këtë, ministri i financave theksoi se nuk do të ketë presion inflacioni, sepse çmimet do të rriten vetëm për naftë.

 

“Nuk presim që kjo të çojë deri në presion inflacioni sepse nafta është një pjesë e energjensave së bashku me energjinë elektrike të cilat në çmime marrin pjesë me 10 për qind, ndërsa ajo që ne e propozojmë ka të bëjë vetëm me një pjesë të naftës, jo me benzinën dhe energjinë elektrike. Gjithsesi kjo është një pjesë e vogël e paraparë në projeksionin tonë për inflacionin prej 1,7 për qind”, shtoi Tevdovski.

Tek shpenzimet kapitale është planifikuar rritje prej 1,3 miliardë denarë më shumë në krahasim me rebalancin nga viti 2017. Ministri tha se është planifikuar intensifikim i të gjitha aktiviteteve në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore, infrastrukturën komunale dhe energjetike, investime në shëndetësi, arsim dhe mbrojtje të fëmijëve, ndërsa posaçërisht janë rritur mjetet për mbrojtje dhe gazifikim. Në debat morën pjesë përfaqësues të odave ekonomike, sindikatave, sektorit joqeveritar dhe institucioneve ndërkombëtare financiare prezentë në Maqedoni.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU