KLINIKA PËR GJINEKOLOGJI MORI KATËR INKUBATORË TË RINJ

411
0
SHPËRNDAJE

Katër inkubatorë të rinj mori sot Klinika Universitare për Gjinekologji dhe Obstretikë në Shkup.

Qeveria dje në seancë mori vendim sipas së cilës, Klinika Universitare  për Gjinekologji dhe Obstretikë – Shkup do të marrë 24 inkubatorë. Pritet që në periudhën e ardhshme në Klinikë të arrijnë edhe inkubatorët e tjerë të rinj.

Nga Klinika informojnë se  bëjnë përpjekje maksimale që të evitohen  të gjitha mungesat të cilat para pak kohe i konfirmoi Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor dhe kushtet të ngrihen në nivelin e nevojshëm.

Krahas Klinikës për Gjinekologji dhe Obstretikë, gjashtë inkubatorë të rinj do të marrë edhe  Klinikën Universitare për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup, ndërsa dhjetë inkubatorë do të shpërndahen në spitalet klinike dhe të përgjithshme në Shtip, Tetovë, Strugë, Prilep, Ohër, Manastir, Kumanovë, Gostivar Strumicë, dhe në Spitalin Special për Gjinekologji dhe Obstetrikë Çair në Shkup.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU