(VIDEO)Aksion policor në disa lokacione në Shkup Spasovski: Aksioni ende po vazhdon, nesër dalim me detaje

TË FUNDIT

Herët mëngjesin e sotëm njësiti special policor ka bastisur disa shtëpi në disa lagje të Shkupit.

Njëra prej lagjeve ka qenë edhe Vizbegu. TV21 ishte në njërën prej shtëpive ku është kryer bastisje, por banorët nuk deshën të flasin, para kamerës.  Në këtë aksion ka edhe të arrestuar. Arsyet nuk dihen por jozyrtarisht bëhet fjalë për dyshime terrorizmi. Në lidhje me këto informacione, pyetëm ministrin e brendshëm Oliver Spasovskin. Ai e konfirmoi se ka pasur aksion, por nuk dha detaje për arsyen. Ai tha se aksioni ende është duke vazhduar dhe se gjatë ditës së nesërme MPB do të dalë në detaje.