PUNËTORËT E TEKSTILIT, 300 EURO PAGË, VETËM 6 MIJË PREJ TYRE KANË MARRË SUBVENCIONE

557
0
SHPËRNDAJE

Si të krijojmë hapësirë për rritjen e pagave? Angell Dimitrov, kryetar i shoqatës së industrisë së tekstilit thotë se kontributet e sigurimit pensional të të punësuarve në industrinë e tekstilit duhet të jenë të njëjta, përkatësisht siç thotë, për neto pagë deri më 18 mijë denarë, kontributet të jenë 5.130 denarë. Të dhënat tregojnë se gjysma e të punësuarve  në industrinë e tekstilit marrin 300 euro pagë.

“Nëse i pyetni tani të punësuarit se a dëshironi tua rritim pagën për 2 mijë denarë por të  paguani shumë të njëjtë të kontributeve, mendoj se të gjithë do të pajtohen që më mirë të marrin 2 mijë denarë plus, sesa të paguajnë kontribute për pension, ndërsa kush e di se kur do ta marrin atë pension dhe si do të jetë gjendja me fondet pensionale”, u shpreh Angell Dimitrov, Kryetar i Shoqatës së Industrisë së Tekstilit.

Përndryshe, rritja e pagës minimale me ndihmën e shtetit nuk e dha efektin e dëshiruar për shkak se nga 130 mijë persona të cilët marrin rrogë në lartësi prej 11.500 denarëve , vetëm 6 mijë persona e kanë shfrytëzuar  këtë subvencion të qeverisë. Dimitrov vlerëson se tani punëdhënësit janë të frikësuar nga kontrollet e shpeshtuara.

Sipas Marijana Perkovska nga shoqata e tekstilit, mënyra e tillë e pagesës së pagës minimale është imponuar nga shteti dhe se kjo mënyrë nuk është mënyra e duhur për industrinë e tekstilit. Në industrinë e tekstilit problem nuk paraqet pagesa e pagës minimale por rritja e pagës së punëtorëve joproduktivë.

“Problemi qëndron në atë se si ta paguajmë dallimin mes punëtorëve joproduktiv dhe punëtorëve të mirë. Ajo që për punëdhënësit paraqet ngarkesë shtesë është pikërisht ky shpenzim.  Domethënë duhet që ne të mësojmë se punëtorët e mirë duhet të stimulohen dhe se duhet të ekzistojë dallim mes punëtorit të mirë dhe atij të keq, përndryshe ne do ta zvogëlojmë edhe atë pagesë të produktivitetit”, tha Marijana Perkovska, Kryetare e Shoqatës për Tekstil.

Rritja e pagës minimale u bë në muajin shtator. Qeveria vendosi që t′i subvencionojë kompanitë të cilët për çdo punëtor paguajnë pagë minimale të rritur për 2.000 denarë. Por, puna shtesë e papaguar, makinat e vjetruara dhe kuadrot e pakualifikuara, ende mbeten pika të dobëta në industrinë e tekstilit.

Përgatiti: Ile Petrevski

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU