Me veturë ka hyrë në një lokal në qendër të Shkupit, vozitësi është larguar, policia heton rastin

TË FUNDIT

Mëngjesin e sotëm një makinë e tipit “Passat” është përplasur në tarracën e kafenesë “Menada” në fillim të Bulevardit “Aradhet Partizane” tek semafori në rrugën “Dame Gruev”. Vozitësi

Shoferi për arsye deri tani të panjohura ka humbur kontrollin e makinës, njofton Lider. Sipas dëshmitarëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale, por që fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Policia ka bërë inspektim në vend ngjarje dhe gjatë ditës do të japë informacionet e detajuara.