SHKENCËTARE NË MOSHËN 11-VJEÇARE

378
0
SHPËRNDAJE

Shkencëtarja më e mirë e re në SHBA

Ajo është vetëm 11 vjeç dhe ka marrë çmimin si shkencëtarja më e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për shpikjen e saj fenomenale, një mënyrë të lirë dhe të shpejtë për të diktuar ujin e ndotur me plumb.

Vajza e quajtur Gitanjali Rao, u zgjodh fituesja mes 10 finalistëve që kishin punuar për 3 muaj me shkencëtarët për të zhvilluar idetë e tyre.

Pajisja e saj quhet “Tetis”, sipas perëndeshës greke të ujit, e përmes një sensori të lidhur me një aplikacion telefoni lexon me saktësi sasinë e plumbit në ujë.

Veç vlerësimit si shkencëtarja më e mirë e re në SHBA për vitin 2017, ajo mori edhe një shpërblim prej 25 mijë dollarëve./21Media

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU