VERSTAPPEN NËNSHKRUAN KONTRATË TË RE

463
0
SHPËRNDAJE

Verstappen i lumtur tek Red Bull-i

Garuesi më i ri i Formula 1, Max Verstappen, do të jetë pjesë e Red Bull-it deri në fund të sezonit 2020.

20 vjeçari ka fituar garën e Spanish GP në maj të vitit të kaluar, ndërsa fitoi garën e dytë në karrierë në Malajzia GP, në fillim të këtij muaji.

Forma e tij e mirë ka bërë që ai të jetë i gjashti në ranglistën e garuesve të Formula 1 në këtë sezon, dhe kishte spekulime se ai do kalonte te Ferrari ose Mercedesi në fund të këtij sezonit.

Megjithatë këto spekulime kanë përfunduar me nënshkrimin e kontratës ë re.

“Red Bulli ka shfaqur gjithmonë besim në mua. Jam i lumtur të vazhdoj këtu do dëshiroj që me Red Bull-in të arrijë shumë suksese në vitet në vazhdim”, është shprehur Verstappen./21Media

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU