OKLAHOMA CITY TRIUMFOI NDAJ KNICKS

472
0
SHPËRNDAJE

Oklahoma City Thunder e ka nisur mbar sezonin e ri në NBA

Madje, Melo ishte ndër më meritorët në fitoren 105:84 të Thunder, duke realizuar 22 pikë. Pikëshënuesi më i mirë për vendasit ishte një tjetër përforcim i ri, bëhet fjalë për Paul George që shënoi 28 pikë. Ndërsa MVP i sezonit të shkuar Russell Westbrook regjistroi triple-double numër 80 në karrierë, duke shënuar 21 pikë, 10 kërcime dhe 16 asistime.

Derbi i Kalifornisë mes Los Angeles Lakers dhe Los Angeles Clippers u mbyll me fitoren 92:108 të skuadrës që drejtohet nga Doc Rivers e që kishte në super formë edhe yllin e mbrëmjes, Blake Griffin, i cili spikati me plot 29 pikë.

Me këmbë të mbarë e ka nisur sezonin edhe Toronto Raptors, që pa vështirësi ka triumfuar 117:100 ndaj Chicago Bulls.

Raptors të udhëhequr nga Jonas Valanciunas dhe amerikani CJ Miles, që realizuan respektivisht 23 dhe 22 pikë, dominuan gjatë gjithë ndeshjes mbi parketin e Air Canada Centre.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU