Naumovski: Në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm do të ketë zgjidhje për mosmarrëveshjen me Bullgarinë

TË FUNDIT

Ish Ambasadori i Maqedonisë në Shtetet e Bashkuara dhe ish Zëvendës Kryeministri për çështje Evropiane Vasko Naumovski në debatin “Klik Plus” në TV21 theksoi se në gjysmën e dytë të vitit 2021 kontesti mes Maqedonisë dhe Bullgarisë mund të ketë një zgjidhje

“Para zgjedhjeve, nuk do të prisja, gjithmonë kur formohet një qeveri e re, qoftë edhe qeveria aktuale e Kryeministrit Borisov, apo Partia Socialiste mund të merr pushtetin, atëherë do të mund të vendosen bazat për bisedime që mund të sjellin disa përparime në drejtim të kësaj çështjeje”, deklaroi Naumovski.