KEQPËRDORIMI I AKMIS, KARAXHOVSKI I QETË: “NËSE KA PASUR KEQPËRDORIME LE TË NGRITIN PADI PENALE”

136
0
SHPËRNDAJE

Nëse është keqpërdorur sistemi AKMIS, le të dorëzojnë padi penale në Prokurori, porositi kryetari i Këshillit gjyqësor, Zoran Karaxhovski, në lidhje me vërejtjet jozyrtare. Ai tha se duhet të pritet raporti nga Komisioni i cili kontrolloi gjykatën penale – Shkup, edhe pse përsëriti qëndrimin e mëparshëm se asnjë gjyqtar nuk i është ankuar për funksionimin e sistemit kompjuterik gjyqësor për ndarjen e lëndëve.

“Ai i cili vlerëson se dikush ka kryer vepër e cila nuk është në përputhshmëri me ligjin duhet të veprojë në përputhshmëri me Kushtetutën dhe ligjet e RM-së dhe të dorëzojë padi penale. Këtë gjë askush nuk mundet ta ndalojë”, u shpreh Zoran Karaxhovski, kryetar i Këshillit Gjyqësor të RM- së.

Sipas informatave jozyrtare, grupi i formuar nga Ministria e drejtësisë, ka arritur deri tek të dhëna, se lëndët janë ndarë direkt në dorë, por edhe se ka ekzistuar sistem paralel për ndarjen e lëndëve në Gjykatën Penale të Shkupit. Nëse konfirmohet një gjë e tillë, Raporti do të përfundojë në Prokurorinë Publike. Zyrtarisht  nga ministria thonë se procesverbali për Gjykatën themelore Shkup1 është gati dhe se i njëjti do t’i dorëzohet ministrit Bilen Saliji.

“Javën e ardhshme ministri i drejtësisë do të mbaj brifing me Komisionin në lidhje me gjendjet në Gjykatën Themelore Shkup 1. Gjithashtu Komisioni do të vazhdoj me kontroll në Gjykatën e Apelit  në Shkup. Në fund në bazë të rezultateve do të përgatitet Raport me konstatime për gjendjen”, nga Ministria e Drejtësisë.

Pardje, prokurorët e Prokurorisë Publike Speciale, përsëri kanë qenë në Gjykatën penale ku kanë marrë prova shtesë në lidhje me AKMIS sistemin. PPS-ja në zyrat dhe shtëpinë e ish kryetarit të gjykatës, Vlladimir Pançevski, hyri me urdhër gjyqësor të Gjykatës Themelore të Gjevgjelisë. Disa ditë më vonë, Zoran Karaxhovski dhe kryetari i gjykatës supreme Jovo Vangellovski u drejtuan drejt gjykatës së Gjevgjelisë. Arsyetimi i Supremes ishte se bëhet fjalë për aktivitet të zakonshëm ndërsa Karaxhovski me kumtesë të shkruar tha se në Gjevgjeli ka qen për të biseduar me kryetaren e Gjykatës themelore të Gjevgjelisë Zllatna Popova, për shkak se për shumicën e anëtarëve të Këshillit gjyqësor, nuk ka qenë e qartë pse pikërisht ajo gjykatë e ka dhënë urdhrin për bastisje. Sot Karaxhovski tha se vetëm ka kontrolluar vendimin por nuk e ka rishqyrtuar të njëjtin për shkak se nuk ka kompetenca të tilla.

Përgatiti: Mihajllo Vidimlliski

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU