PSP PRET EKSTRADIM TË SHPEJTË TË GRUJЕVSKIT DHE BOSHKOVSKIT

376
0
SHPËRNDAJE

Prokuroria Speciale Publike është informuar për arrestimin e Goran Grujevskit dhe Nikolla Boshkovskit në Greqi. Presin ekstradim të shpejtë të tyre nga Greqia dhe fillim të shpejtë të gjykimit. “Me këtë pjesë të procedurës PSP nuk ka kompetencë, por presim që procedura ekstraduese të përfundojë sa më shpejt që është e mundur, që të akuzuarit të transferohen në paraburgim në Maqedoni dhe se gjykimi do të fillojë shpejt”, thonë nga PSP për MIA-n. Boshkovski dhe Grujevski akuzohen nga PSP në rastet “Fortesa”, “Target” dhe “Fortesa 2”.

Që të dy nga 18 korriku, kur Gjykata e Apelit u ka caktuar masë paraburgimi, janë të pakapshëm për policinë, me siguri duke u fshehur me dokumente të rreme identiteti. Ata akuzohen për shkatërrim të pajisjes për përgjim.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU