NË BALOTAZHIN SHQIPTAR VENDOS PALA E TRETË, ALEANCA-BESA MATIN FORCAT ME BDI-LSDM NË 11 KOMUNA

1094
0
SHPËRNDAJE

Marrëveshja e Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa për bashkëpunim në balotazhin e 29 tetorit, ka bërë që të ri konfirmohet përkrahja e LSDM-së për BDI-në në 11 komunat me shumicë shqiptare në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

“Ne kemi bërë marrëveshje para se të filloj cikli zgjedhor dhe do të përpiqemi që ende të prodhojmë edhe klimë pozitive tek qytetarët”,u shpreh Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së (17.10.17).

Nga Partia Demokratike Shqiptare thonë se pala e tretë do të vendos për komunat me shumicë shqiptare, me që përllogaritje tregojnë rezultatet të ngushta edhe në balotazh. Sipas Idriz Oranës, PDSH ende nuk ka vendos se a do të përkrah ndonjë kandidat apo do të mbetet neutrale, por thotë se kanë marrë ftesë bashkëpunimi nga të gjitha partitë shqiptare. Lidhur me përkrahjet për rrethin e dytë ende nuk kanë vendosur as nga Vmro-Dpmne”, tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së (04.10.17).

“Nuk di për informacione të tilla, por në çfarëdo rasti nëse do të ketë diçka të re do të informoheni. Thash se nuk e di, kur do të kemi informacione te sakta do të deklarohemi para të gjitha mediave”, tha Krste Jovanovski, VMRO-DPMNE.

Duke u bazuar nga votat e rrethit të parë që kanë marrë ndaras kandidatët e Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizës Besa që nga Likova deri në Strugë këto janë votat e mundshme që mund t’i marrin bashkërisht në balotazh për kandidatët e tyre përkatës. Këtа do t’i kenë kundër kandidatët nga radhët e  BDI-së, të cilët kanë marrë edhe përkrahjen e LSDM-së.

              11 Komunat me shumicë shqiptare ku do të ketë balotazh:

  1. Për Komunën e Likovës Erkan Arifi do të jetë kundër Shaban Zendelit.
  2. Për Komunën e Çairit Visar Ganiu do t’i mat forcat me Zeqirja Ibrahimin.
  3. Për Sarajin kundër kandidat i Blerim Bexhetit do të jetë Bashkim Bakiu.
  4. Në Zhelinë do të ballafaqohen Fatmir Izairi dhe Blerim Sejdiu.
  5. Tetova do të jetë fushëbeteja ndërmjet Teuta Arifit dhe Bilall Kasamit.
  6. Për Komunën e Bogovinës garojnë Berzah Bejtullahu dhe Albon Xhemaili.
  7. Për Komunën e Tearcës do të vihen përballë njëri-tjetrit Isen Asani dhe Amir Elezi.
  8. Për fronin e Gostivarit, Nevzad Bejtës do të ballafaqohet me Arben Taravarin.
  9. Për Vrapçishtin, në balotazh do të garojnë Gajur Rushiti dhe Isen Shabani.
  10. Në Dibër Ruzhdi Lata do të jetë kundër Arbën Agollit.
  11. Dhe në Strugë do t’i matin forcat Ziadin Sela dhe Ramiz Merko.

Njohësit e fushës thonë se përkundët këtyre kombinimeve të subjekteve politike për mbështetjen e kandidatëve të caktuar, qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm që vetë të vendosin për votën e tyre. Fushata për balotazhin e 29 tetorit po zhvillohet nga të gjithë kandidatët, të cilët do të garojnë për 35 komuna në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Përgatiti: Adnan Qaili

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU