KSHZ E FTOI NË PYETJE KKZ QENDËR PËR VOTIM PA NËNSHKRIM NË LISTËN ZGJEDHORE

372
0
SHPËRNDAJE

Anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) me shumicë votash vendosën që t’i ftojnë anëtarët e Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ) nga Komuna Qendër e Shkupit dhe Këshilli zgjedhor nga vendvotimi 2806/1, sepse gjatë ekspertizës në materialet e votimit  në rrethin e parë në zgjedhjet lokale të dielën u vërtetua se i është lejuar një qytetari të votojë pa u nënshkruar në certifikatën e Listës zgjedhore.

Gjithashtu, në bazë të vërejtjes së parashtruar në procesverbalet pas votimit, qytetari ka tentuar t’i marrë fletët për votim për kryetar të komunës dhe për këshilltarë të Qendrës..

Ankesën për votim në këtë vendvotim e ka parashtruar VMRO-DPMNE.  Nevenka Stamenkovska, përfaqësuese e autorizuar e partisë VMRO-DPMNE, kërkoi anulim të votimit në këtë vendvotim dhe gjithashtu tha se të gjitha ankesat e parashtruara nga kjo parti politike japin pamje të qartë për atë që ka ndodhur në zgjedhjet lokale të dielën, se përfaqësuesit e tyre në këshillat zgjedhore kanë konstatuar një sërë parregullsish të kryera.

Kundër thirrjes në Këshillin zgjedhor votuan anëtaret Violeta Duma dhe Igor Milev nga LSDM-ja, të cilat konsiderojnë se ankesa e VMRO-DPMNE-së është konfuze dhe se nuk shikohet për çka parashtruesit kërkon anulim..

propozoi që të thirren Këshilli zgjedhor dhe KKZ-ja dhe të kryhet ekspertizë e materialit gjithëpërfshirës të votimit dhe për të është kontestuese ajo që qytetarit i është e lejuar të votojë pa u nënshkruar në Listën zgjedhore.

“Fillimisht nënshkruhet në Listën Zgjedhore, e pastaj jepe fletëvotimet për votim”, tha Sasho Sërcev.

Në vendvotimin numër 2086/1 në Komunën Qendër në listën zgjedhore ka 527 votues të regjistruar.

Anëtarët e KSHZ-së pasdite hodhën poshtë 1 ankesë për Gjorçe Petrovin dhe 2 ankesa për Prilepin nga VMRO-DPMNE.

Sot para fillimit të seancës për shqyrtim të ankesave për rezultatet nga rrethi i parë nga zgjedhjet lokale që u mbajtën të dielën VMRO-DPMNE tërhoqi tre nga 43 ankesat e parashtruara. Këto ankesa kanë të bëjnë me votimin dhe grumbullimin e rezultateve për vendvotimet në më shumë komuna.

Nga një ankesë për zgjedhjet lokale të së dielën kanë parashtruar Aleanca për shqiptarët për Gostivarin, TMRO për votim në Qytetin e Shkupit dhe E Majta për Kumanovën.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU