LIGA E KAMPIONËVE EVROPIAN NË HENDBOLL LIVE NË 21 PLUS

521
0
SHPËRNDAJE

Me 21 tetor ora 17:00 mbahet ndeshja Lavrik – Vardar

RTV 21, nëpërmjet transmetimeve të drejtpërdrejta, në kanlin 21 PLUS, edhe këtë javë ju shoqëron me ndeshjet e Ligës më prestigjioze të hendbollit në Evropë!

Javë pas jave, janë transmetuar ndeshjet e Ligës së Kampionëve, në konkurrencën e meshkujve, ndërsa këtë fundjavë, startojmë transmetimet e konkurrencës së femrave, në kuadër të së cilës zhvillohet rrethi i dytë i fazës grupore, shkruan rtv21.tv

Duke e shikuar interesimin dhe kalendarin e kësaj xhiroje, ndeshja e cila më së shumti mund të zgjojë kërshërinë tuaj, sipas Redaksisë së Sportit, del të jetë takimi, ndërmjet skuadrës norvegjeze Lavrik dhe Vardarit të Shkupit!

Kjo ndeshje zhvillohet të shtunën prej orës 17.00, duke i paraprirë studioja e hapur me mikpritësin, Bajram Shala.
Pra, të shtunën me 21 tetor në ora 17:00,  ju pret ndeshja e hendbollit Lavrik – Vradar, në kanlin 21 PLUS./21Media

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU