NË GJYKATËN THEMELORE SHKUPI 1, “SOPOTI’, PSP: TË DËGJOHEN 6 TË PUNËSUAR NË DSK

583
0
SHPËRNDAJE

 

Bisedimet e inçizuara mes ish-shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov dhe ish-ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, i ka dorëzuar PSP gjykatës si dëshmi për procedurat në lëndën “Sopoti”. PSP gjithashtu ka dorëzuar bisedën nga MPB të dëshmitarit Ramadan Bajrami. Këto janë disa nga dëshmitë shtesë që PSP i ka dorëzuar gjykatës në seancën e sotme gjyqësore. Avokati i të akuzuarve, Naser Raufi tha se do të kërkojnë nga gjykata që si dëshmitarë të thirren Sasho Mijallkov dhe Gordana Jankulloska. Gjashtë të akuzuarit përsëritën deklaratat se janë të pafajshëm, katër të tjerët janë të pakapshëm, ndërsa njëri ka ndërruar jetë. PSP propozoi që si dëshmitarë të dëgjohen edhe 6 të punësuar në DSK. Seanca e radhës është planifikuar të mbahet më 23 nëntor.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU