ZGJEDHET LOKALE NË MAQEDONI, FAKTOR PËR PËRSHPEJTIMIN E NEGOCIATAVE MAQEDONI –ATHINË

410
0
SHPËRNDAJE

Periudha nga nëntori deri në shkurt do të jetë kyçe për aktivizimin e procesit negociues për kontestin me ermin mes Maqedonisë dhe Greqisë, si dhe për arritje të progresit për këtë çështje, shkruan sot gazeta greke “Katimerini”. Ndërmjetësuesi Metju Nimic, sipas gazetës, do të jetë tejet aktiv në këtë periudhë, duke marrë parasysh rezultatet e para të zgjedhjeve në Maqedoni. “Katimerini” në komentin e tij thekson se rezultatet nga raundi i parë i zgjedhjeve lokale në Maqedoni, në të cilat fitore bindëse arriti koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja e kryeministrit aktual Zoran Zaev, ndërsa humbje të madhe pësoi VMRO-DPMNE-ja opozitare e Nikolla Gruevskit do të jetë faktor për përshpejtimin dhe progresin e procesit negociues mes Athinës dhe Shkupit për zgjidhjen e kontestit me emrin. Athina, shton gazeta, e ndjek zhvillimin e ngjarjeve në vend dhe pret se retorika, të cilën e shfrytëzojnë Zaevi dhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, do të përputhet me hapat praktik që do t’i ndërmarrin për të arritur kompromis për emrin.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU