Evropa mbyllet para festave për shkak të Covid-19

TË FUNDIT

Për shkak të gjendjes së keqësuar epidemiologjike dhe në prag të festave të fundvitit, vendet evropiane i ashpërsojnë masat tani më ekzistuese kufizuese.

Gjermania hyri në bllokadë të plotë në mesnatë, ndërsa Franca bllokadën paraprake e zëvendëson me orë policore. Masat në Gjermani do të zgjasin deri më 10 janar dhe në atë periudhë do të punojnë vetëm dyqanet si supermarke dhe barnatoret, si dhe bankat.

Shkollat ​​gjithashtu do të mbyllen gjatë kësaj periudhe, dhe punëdhënësve do t’u kërkohet të mbyllin afarizmin ose të punojnë nga shtëpia e tyre.

Gjatë festave të Krishtlindjeve nga 24 deri më 26 dhjetor, do të ketë një relaksim të lehtë: atëherë do t’u lejohet të paktën katër personave nga rrethi më i ngushtë familjar, të cilët nuk i përkasin një shtëpie, të vijnë në shtëpinë e dikujt tjetër.

Ndalimi i tubimeve do të hyjë në fuqi në prag të Vitit të Ri.

Këto Krishtlindje do të jenë krejtësisht ndryshe edhe në kisha: distanca minimale është një metër e gjysmë me një maskë të detyrueshme. Kënga nuk lejohet këtë vit. Rregullat zbatohen si për sinagogat ashtu edhe për xhamitë.

Në Francë, ora policore do të vlejë nga ora 20:00 deri në 06:00 të mëngjesit, kur njerëzit nuk do të mund t’i lëshojnë shtëpitë e tyre pa leje.

Përjashtim do të jetë festa e Buzmit, por rregullat do të zbatohen natën e Vitit të Ri, njofton Bi-Bi-Si.

Baret dhe restorantet do të mbyllen të paktën deri më 20 janar.

Masa të reja për “mbyllje”, të cilat, mes tjerash përfshijnë mbylljen e shkollave dhe të dyqaneve për të paktën pesë javë, janë futur gjithashtu në Holandë.

Shkollat, dyqanet jovitale, muzetë, sallat e sportit, teatrot dhe parukierët janë mbyllur nga mesnata e deri më 19 janar. Kufizimet do të zvogëlohen rreth Krishtlindjeve kur familjet holandeze mund të presin tre në vend të dy mysafirëve.

Kryeministri italian Xhuzepe Konte u bëri thirrje qytetarëve të shmangin tubime të “papërgjegjshme” gjatë festave dhe paralajmëroi përforcim të mundshëm të masave për atë periudhë.