“TREGU BALLKANIK” OFRON RAJONIN ME BE-në, RAMA: “JU FLISNI NJË GJUHË QË E KUPTONI, UNË FLAS SHQIP”

832
0
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama erdhi në Samitin e biznesit në Shkup, por iu desh të flas anglisht për t’u marr vesh me homologët e tij. Ai tha se gjuhët nuk duhet të jenë barriera për të diskutuar lidhur me krijimin e një tregu të përbashkët rajonal, që sipas Ramës do t’ju paraprinte 6 vendeve të Ballkanit Perëndimorë në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

“Ju flisni të gjithë një gjuhë që e kuptoni kështu që ju vendosni kufjet që tua përkthejnë.

Nuk ka përkthim? Pra ligji për përdorimin e dygjuhësisë ende qenka në procedurë e sipër për tu miratuar në Kuvendin tuaj! Nuk është aq e vështirë të kuptohemi dhe të arrijmë marrëveshje të ndërsjellët. Sigurisht, që akoma ka probleme, siç është njëra nga çështjet më të nxehta që ka të bëjë me mosmarrëveshjen ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, por kjo nuk i pengon të dyja palët që të gjenden në një tryezë të përbashkët për të diskutuar për atë se çfarë duhet bërë në shumë çështje tjera”, u shpreh Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë.

Përveç kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev, kryeministrit shqiptar Edi Rama, atij malazez Dushko Markoviq dhe Kryetarit të këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Zizdiq, në këtë Samiti nuk erdhi kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj e as homologia serbe, Ana Brnabiç.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor përmes përforcimit të bashkëpunimit rajonale ta sjellin këtu Evropën”, porositi kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev. Sipas udhëheqësit të Këshillit të ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Zvizdiq prioritet i të gjitha vendeve duhet të mbetet përforcimi i bashkëpunimit ekonomik, gjë që nuk do të pengohet nga barrierat administrative dhe doganore.

“Sa më tepër projekte të përbashkëta rajonale, do të kemi aq me tepër përparim. Duhet ta njohim karakterin komplementar të ekonomive tona. Nëse e ruajmë ambientin e stabilitetit të plotë, kusht ky pa të cilin nuk është i mundur integrimi në BE, atëherë mund të flasim për një Ballkan Perëndimor si një vend gjithnjë e më tërheqës për investitorët evropian dhe botërorë”, tha Denis Zizdiq, Kryetari i Këshillit të Ministrave të BeH.

Të gjithë kryeministrat ranë dakord që të përfrcojnë bashkëpunimin në nivel rajonal, që të zhvillojnë një ekonomi të përbashkët për të konkurruar në tregun ndërkombëtarë, me që sipas tyre këto shtete janë të vogla të depërtojnë veç e veç me prodhimet dhe shërbimet e tyre në tregun global.

Ashtu si në Samitin e Trestes, Kryeministri Rama në takimet rajonale të këtij niveli vjen me atlete. Nga TV21 në tentativën për ta pyetur se a është atletet simbolikë që Shqipëria do të hapërojë më shpejtë se vendet e rajonit në BE, nuk arritëm të marrim përgjigje nga kryeministri shqiptar.

Përgatiti: Adnan Qaili

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU