MARTESAT DHE SHTATZANITË E HERSHME, FENOMEN I PASHMANGUR NË MAQEDONI

505
0
SHPËRNDAJE

Sipas një raporti të  UNDP  martesat në moshë të hershme tek vajzat paraqesin problem global, ndërsa theksohet se ky fenomen është problematik edhe në Maqedoni. Raporti thotë se tradita familjare dhe vështirësitë ekonomike dhe sociale e mbajnë këtë problem ende aktual kryesisht në komunitetin rom, por edhe në zona rurale e periferike. Nga organizata joqeveritare e romëve SOS thonë se ka shumë raste të tilla dhe se shumicës prej tyre u kanë ndihmuar maksimalisht, por se institucionet përkatëse duhet të punojnë më shumë në këtë drejtim.

“Ne me vite mundohemi tu dalim në mbrojtje këtyre nënave të reja megjithatë asesi nuk mund të identifikojmë mënyrën se si institucionet mund të fillojnë në mënyrë të koordinuar ti zgjidhin këto raste. Për këtë arsye filluam të diskutojmë me institucionet dhe të pyesim pse lejojnë këto nëna të reja të gjenden në situata të tilla. Institucionet gjithmonë dalin me përgjigjen tradita është e tillë, ne nuk mund të përzihemi në traditën tuaj”, u shpreh Nesime Salioska, drejtor ekzekutiv i OJQ-së SOS.

Drejtoresha e zyrës së UNDP Dojna Bolloga tha se gratë duhet të kenë mbrojtje e duhur nga edhe nga institucionet.

“Në zgjidhjen e pabarazisë ekonomike është e nevojshëm në fakt zgjidhja e pabarazive tjera, siç janë rritje në kyçjen deri tek ambientet moderne të planifikimit familjar, mbrojtje e duhur për të gjitha gratë si dhe shembje e pengesave sociale, institucionale dhe pengesa tjera që i pengojnë gratë të realizojnë potencialin e tyre të plotë”, tha Dojna Bolloga, drejtoresha e kancelarisë të UNDP.

UNDP promovoi raportin për gjendjen e popullsisë së botës të cilin e përgatit çdo vit Fondi për popullsi të kombeve të bashkuara. Ky raport i ri thotë se vetëm gjysma e grave në botë kanë vende të rregullta të punës; në nivel global gratë punojnë 77% nga ajo çfarë punojnë burrat, si dhe  tri nga pesë gra nuk kanë pushim të lehonisë.

Përgatiti: Elmedina Aliji

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU