ELITA E BIZNESIT ME PLAN TË PËRBASHKËT, 100 BIZNESMENË NGA RAJONI, NË NJË VEND

513
0
SHPËRNDAJE

Mbi 150 biznesmenë nga vendet e rajonit do të marrin pjesë në samitin rajonal të biznesit që po mbahet për të gjashtën herë me radhë. Samiti mbahet në Shkup dhe do të zgjasë tre ditë. Përveç biznesmenëve, në samit do të marrë pjesë kryeministri Zoran Zaev, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, Deviq Xvizdoviq i Bosnjë dhe Hercegovinës, Dushko Markoviq i Malit të Zi, ndërsa mund të vij edhe Andrej Pllenkoviq i Kroacisë.  Tema kryesore në këtë samit të biznesmenëve nga Ballkani Perëndimor do të jetë lidhja në fusha dhe në nivele të ndryshme të këtyre vendeve, ndërsa një nga folëset kryesore në samit do të jetë erurokomesarja për transport Violeta Bulc.

“Hera e fundit kur udhëtova me avion nga Sarajeva për në Shkup, transitova përmes Stambollit dhe Vjenës. Dëgjova për raste të ngjashme nga shumica e të pranishmëve këtu. Ëndrra e “Samitit 100” që shpresojmë se do të jetësohet në realitet, është qarkullimi më i shpejtë i mallrave dhe i njerëzve të këtij rajoni”, u shpreh Zhivko Mukaetov, Kryetar i KD të Samitit.

“Kjo nuk mund të implementohet pa lidhje ndërkufitare dhe pa lidhje transporti. Hekurudha është mënyra më e mirë për të shkuar përpara, sepse në të njëjtën kohë, ballafaqoheni me sfidat e dekarbonizimit”, tha Violeta Bulc, Eurokomesare për transport.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU