QEVERIA OPTIMISTE PËR EKONOMINË, OPOZITA AKUZON PËR REZULTATE NEGATIVE

480
0
SHPËRNDAJE

 

Për ekonominë e Maqedonisë pason një periudhë e përmirësimit. Këtë e deklaroi ministri i financave Dragan Tevdovski i cili merr pjesë në takimet vjetore të Bankës Botërore dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Ai shprehet se afrimi i Maqedonisë drejt NATO-s është siguri shtesë për investitorët potencialë, ndërsa optimizmi i rritur në planin ekonomik në eurozonë, mund të reflektohet edhe në ekonominë vendore. Sipas tij, edhe pse më parë, pjesa më e madhe e raporteve të institucioneve ndërkombëtare për Maqedoninë ishin negative, tani ai paralajmëron stabilizim të gjendjes ekonomike.

“Për Maqedoninë kjo është shumë e rëndësishme sepse ne jemi një ekonomi  e vogël dhe e hapur ndërsa jemi të varur nga ajo se çfarë ndodh jashtë. Për shembull, 70% e eksporteve tona shkon në vendet e Bashkimit Evropian, 47% në Gjermani, kështu që kjo është shumë e rëndësishme për ne dhe nënkupton se edhe Maqedonia ka shanse të ketë rritje ekonomike, nëse tendencat në nivel botëror janë pozitive”, u shpreh Dragan Tevdovski, Ministër i Financave.

Partia opozitare VMRO-DPMNE është e bindur se qeveria që nga fillimi po udhëheq politika ekonomike të gabuara. Këtë, ata e mbështesin me disa rezultate negative që i përjetoi ekonomia vendore, prej kur u ndryshua pushteti, si p.sh. rënia e investimeve të huaja, rënia e Prodhimit të Brendshëm Bruto, e prodhimit industrial si dhe ulja e vlerës së eksporteve.

“Numrat vërtetojnë se ekonomia po stangon, firmat eksportojnë gjithnjë e më pak, e me këtë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ulen devizat në ekonomi. Kjo gjë rezulton me qarkullim të zvogëluar të mjeteve ndërsa kjo do ta ulë aftësinë kreditore të bankave ndaj personave fizikë dhe ndaj kompanive private. Ekonomia ka hyrë në një cikës të stagnimit”, tha Zekir Ramçilloviq, VMRO-DPMNE.

Në samitin botëror që mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se ekonomia botërore po shënon përmirësim dhe për këtë vit, prognozon rritje ekonomike prej 3.6%. Institucionet financiare ndërkombëtare ndërkaq prognozojnë se këtë vit, Maqedonia do të realizojë rritje prej 2.5%. Qeveria ndërkaq premton se deri në fund të mandatit të saj, Prodhimi i Brendshëm Bruto do të rritet për 5%.

Përgatiti: Ile Petrevski

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU