SAMIT 100: LIDHSHMËRIA EKONOMIKE DHE STABILITETI KYÇE PËR ZHVILLIMIN E BALLKANIT PERËNDIMOR

475
0
SHPËRNDAJE

Përmes lidhjes ekonomike dhe transportuese, por edhe me integrimin politik të sigurisë dhe të stabilitetit rajoni i Ballkanit Perëndimor do ta zhvillojë bashkëpunimin dhe do të zhvillohet. Janë të nevojshme projekte të mëdha infrastrukturore me të cilat do të sigurohet rrjedhje më e shpejtë e njerëzve dhe mallrave, si dhe adaptimi ndaj sfidave të digjitalizimit nga kompanitë.

Këto janë pjesë e mesazheve të dërguara në hapjen e biznes samitit të gjashtë rajonal Samiti 100 i liderëve të EJL-së, që mbahet në Shkup.

Eurokomisarja për Transport, Violeta Bulc theksoi se me rëndësi kyçe për rajonin është integrimi i tij në Bashkimin Evropian.

“Para një viti e gjysmë do të isha shumë e njohur, por sot vlerësoj se fryjnë erëra pozitive në velat e BE-së. Shpresoj se kjo do t’u japë fuqi të vazhdoni me reformat dhe t’i shfrytëzoni erërat me energji të pastër dhe jo me mure”, tha Bulc.

Ajo porositi se BE është jashtë krizës dhe të gjitha vendet kanë bruto prodhim vendor pozitiv, ndërsa nëntë vitet e fundit punësia po shkon tatëpjetë.

“Shpresoj se këtë do ta shfrytëzoni në dobinë tuaj”, tha Bulc dhe shtoi se mundësia për anëtarësimin e ardhshëm të Ballkanit Perëndimor në BE është shumë më e madhe tani se para 10 viteve.

Theksoi se marrëveshja e nënshkruar për bashkësinë transportuese dhe për tregti dhe bashkëpunim është rezultat i stabilitetit dhe parashikueshmërisë së rajonit. Rekomandoi që rajoni të mësojë nga gabimet e BE-së dhe shtoi se digjitalizimi është shtytës i ndryshimeve.

“Nga digjitalizimi i Ballkanit Perëndimor duhet të ketë dobi të madhe në sferën e transportit edhe për 60 për qind për ta zvogëluar administratën”, theksoi Bulc dhe rekomandoi të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor menjëherë të vendosin e-pika pagesore për rrugë.

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov porositi Samiti të jetë zë i fuqishëm i cili do ta tërheq dhe mbajë vëmendjen e politikanëve në rajon për prioritet për zhvillimin e tij, ndërsa ku epërsi ka lidhshmëria.

Sipas Ivanov, është e domosdoshme lidhshmëria politike dhe e sigurisë me anëtarësimin në BE dhe NATO që të tejkalohen sfidat me të cilat ballafaqohen ekonomitë dhe bizneset në rajonin, ku janë tregjet e vogla dhe derdhja e madhe e kuadrit profesional…

“Është e domosdoshme që Bashkimi Evropian sa më parë t’i fillojë negociatat për anëtarësim me Maqedoninë”, theksoi Ivanov.

Kryetari i Këshillit drejtues të Samitit 100 dhe drejtor i përgjithshëm i “Alkaloidit” SHA Shkup, Zhivko Mukaetov potencoi se transporti dhe lidhshmëria janë një prej elementeve vitale për bashkëpunimin rajonal. Duke nënvizuar se që të arrihet prej Shkupit në Sarajevë përmes tokës janë të nevojshme 12 orë, Mukaetov tha se ëndërr e Samitit 100 i cili shpreson se shumë shpejtë do të kalojë në realitet është rrjedhja më e shpejtë e njerëzve dhe të mirave në rajon.

Siç paralajmëroi Mukaetov, bashkëpunimi rajonal i Samitit 100 do të oficializohet me nënshkrimin e memorandumit për mirëkuptim të ndërsjellë dhe bashkëpunim në platformën e samitit me Forumin investues të Odave të Ballkanit Perëndimor.

Memorandumi ka të bëjë me nxitjen e bashkëpunimit afarist, zhvillimin e konkurrencës, të ekonomive rajonale dhe nacionale.
Në Samit marrin pjesë mbi 150 biznes liderë të Sllovenisë, Kroacisë; Maqedonisë, Malit të Zi, BeH, Shqipërisë, Serbisë dhe Kosovës.

Gjatë Samitit është paralajmëruar fillimi i realizimit të projektit rajonal “Edison” për elektrifikimin e autostradave në rajon.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU