MILANI MOHON INTERESIMIN PËR CONTE-n

563
0
SHPËRNDAJE

Massimiliano Mirabelli ka insistuar se Milani nuk është duke e kërkuar Antonio Conte-n për postin e menaxherit të tyre

Është spekuluar rreth një kalimi të mundshëm të italianit te Milani gjatë verës, por drejtori sportiv i ‘Rosonerëve’, e ka mohuar këtë gjë, duke shprehur besim të plotë te menaxheri aktual, Vincenzo Montella. “Ne kemi një menaxher dhe nuk jemi duke menduar për Conte-n apo për ndonjë tjetër”, ka thënë Mirabelli.

Ekipi italian ka shpenzuar më shumë se 150 milionë funta për transferimin e lojtarëve gjatë afatit kalimtar të verës, por nuk e ka filluar mirë këtë sezonë në Serie A, duke u mundur në katër nga tetë ndeshjet e para. Kjo ka bërë që mediat të spekulojnë se e ardhmja e Montella-s te Milani është në rrezik, dhe Conte është një nga emrat më të përmendur që të jetë pasues i tij.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU